Lufta po merr fund...Paqe amerikane për Ukrainë-Rusi, ekipi i Trump pas Putin me Zelenskin

Nga Xhevahir Qardaku
6 Shtator 2026, 08:44 | Bota

Paqe Amerikane për Ukrainën dhe Rusinë. Dy të dërguarit e posaçëm të presidentit Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, pritet të mbërrijnë në Kiev, pas bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë për përfundimin e luftës gati 5-vjeçare.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, takimi treorësh me shefin e Kremlinit ishte përqendruar në plane konkrete për hapat e ardhshëm të negociatave. Detajet e marrëveshjeve të diskutuara nuk janë bërë ende publike, por Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë zhvillime të reja në javët e ardhshme.

Bisedimet në Kremlin u cilësuan nga këshilltari i Putinit, Yuri Ushakov, si konstruktive dhe jashtëzakonisht të sinqerta, ndërsa u diskutuan edhe çështje ekonomike dhe projekte të mundshme ruso-amerikane. Vizita e Ëitkoff dhe Kushner në Kiev do të jetë e para e tyre në kryeqytetin ukrainas, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur i gatshëm për një bisedë thelbësore.

Zhvillimet vijnë në një kohë kur luftimet dhe sulmet ajrore janë intensifikuar, ndërsa Putini dhe Zelensky kanë rënë dakord për një pauzë tre ditore të sulmeve ndaj kryeqyteteve respektive.

“Jam mirënjohës ndaj secilit prej luftëtarëve tanë për mbrojtjen efektive të pozicioneve të Ukrainës. Në rrugën diplomatike, veprimet tona duhet të jenë dhe do të jenë po aq të forta dhe efektive, njëqind për qind”, shkruan presidenti Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos