Operacion anti-drogë, 20 të ndaluar në Sarandë, mes të arrestuarve Altin Arapi

Nga A2 CNN
6 Shtator 2026, 12:08 | Kronikë

Operacion anti-drogë, 20 të ndaluar në Sarandë, mes të

Policia e Sarandës ka goditur një grup që merrej me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, duke ndaluar 20 shtetas.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se koka e grupit të shpërndarjes është Altin Arapi (Demiri), ndërsa të ndaluarit e tjerë janë: Arlind Kostaq Osmani, Feliks Faik Filija, Medi Enver Myftaraj, Nikolin Martin Rakipi, Altin Halit Arapi (Demiri), Klerjan Milsim Popshimi, Redian Astrit Arizi Erjon Ruhan Dido, Dhimitër Astrit Terolli, Xhuliano Emin Mejdi, Vasil Armandi Kaçi, Flatun Orhan Lalaj,  Bledar Adi Kovaci, Shefqet Ronald Bezhani, Andrea Vlash Babi, Nazif Edmond Refitaj, Elvis Edmond Demçaj, Devis Stavro Saliaj dhe Korado Edmondi Omeri.

Policia ka sekuestruar 2 armë zjarri pistoletë, lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, automjete dhe aparate celulare.

NJOFTIMI

Dy muaj më parë, në kuadër të këtij procedimi, u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u sekuestruan 5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësitë Fier dhe Tiranë, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan e Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurores, znj. Esmeranda Basho, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, finalizuan operacionin policor të koduar “Vjeshta”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, konkretisht:

A. O., 25 vjeç; F. F., 27 vjeç; M. M., 35 vjeç; K. P., 27 vjeç; R. A., 33 vjeç, banues në Ksamil; N. R., 32 vjeç; A. A. (D), 48 vjeç; E. D., 41 vjeç; Dh. T., 33 vjeç; Xh. M., 27 vjeç; V. K., 23 vjeç; F. L., 54 vjeç; B. K., 26 vjeç; Sh. B., 20 vjeç; A. B., 20 vjeç; N. R., 24 vjeç; E. D., 30 vjeç; D. S., 22 vjeç; K. O., 28 vjeç dhe F. B., 30 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në bazë të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, shtetasve D. S. dhe Sh. B. policia u gjeti nga një armë zjarri pistoletë, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu sasi të lëndës narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në dhjetëra doza me qëllim shitjen, 4 automjete, 19 aparate celulare dhe një shumë parash, në lekë dhe euro.

Ndërkohë, gjatë operacionit u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. N., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi kundërshtoi shërbimet e Policisë për të mos ushtruar kontroll në një nga dhomat e hotelit, ku u kap shtetasi Sh. B. dhe iu gjet një armë zjarri pistoletë. Më parë, në kuadër të këtij procedimi, më datë 31.07.2026, janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. N., A. C. dhe K. J., si dhe u sekuestruan 5 kg lëndë narkotike kanabis, të cilën dyshohet se synonin ta shpërndanin në Sarandë dhe Ksamil.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas ushtronin veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike në rrethin e Sarandës, në zonat e plazheve, lokalet e natës dhe në afërsi të shkollave.

Hetimet vijojnë, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale, përcaktimin e përgjegjësive individuale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Operacion anti-drogë, 20 të ndaluar në Sarandë, mes tëOperacion anti-drogë, 20 të ndaluar në Sarandë, mes tëOperacion anti-drogë, 20 të ndaluar në Sarandë, mes të (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos