Irani bllokon Trump, Teherani: Propozimet tona janë finalizuar, nuk duam kërcënime

Nga A2 CNN
6 Prill 2026, 13:33 | Bota

Irani bllokon Trump, Teherani: Propozimet tona janë finalizuar, nuk duam

Irani nuk do ta rihapë Ngushticën e Hormuzit në këmbim të një "armëpushimi të përkohshëm". Kështu ka bërë me dije një zyrtar i lartë iranian i cituar nga Reuters, duke kërkuar anonimitet. Ai shtoi se Teherani beson se Uashingtoni nuk është gati për një armëpushim të përhershëm.

Zyrtari më vonë konfirmoi se Irani ka marrë propozimin e Pakistanit për një armëpushim të menjëhershëm dhe po e shqyrton atë, duke shtuar se Teherani refuzon të pësojë presion për të rënë dakord me afatet dhe për të marrë një vendim.

Po ashtu Irani ka paraqitur propozimet e tij për negociata për t'i dhënë fund luftës, duke ndjekur planin dyfazor të Pakistanit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit e njoftoi lajmin.

Teherani, tha ai për raportet e mediave iraniane, "ka paraqitur kërkesat e tij, bazuar në interesat kombëtare, si pjesë e një plani me Shtetet e Bashkuara që synon t'i japë fund luftës". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos