Irani kërkon ndihmën e Putin, diplomati iranian mbërrin në Kremlin

Nga A2 CNN
23 Qershor 2025, 07:12 | Bota

Irani kërkon ndihmën e Putin, diplomati iranian mbërrin në

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi nisi vizitën e tij në Rusi, ku do të takohet me presidentin e vendit, Vladimir Putin, pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara ndaj impianteve bërthamore.

Diplomati iranian iu përgjigj interesit të mediave duke thënë se pret që të ketë bisedime serioze me kreun e Kremlinit në lidhje me sfidat dhe kërcënimet e përbashkëta.

Rusia ka dënuar sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, me ambasadorin rus në OKB që tha se Amerika kishte "hapur kutinë e Pandorës".

Abbas Araghchi ka të ngjarë që të marrë fjalë të forta mbështetjeje nga Putin, por ndihma ushtarake nga Moska duket e pamundur.

Si fillim, përparësia e Rusisë tani është lufta e saj me Ukrainën. Është e vërtetë që Rusia dhe Irani kanë një marrëveshje partneriteti strategjik, por ajo nuk është një pakt mbrojtjeje dhe nuk e detyron Moskën të ofrojë mbështetje ushtarake për Teheranin.

Javën e kaluar Putini deklaroi se Irani nuk kishte kërkuar ndihmë ushtarake nga Moska dhe nga komentet e tij ishte e qartë se ai nuk kishte nxitim për të ofruar ndonjë ndihmë. Kremlini ka qenë i etur të mbajë marrëdhënie të mira si me Iranin ashtu edhe me Izraelin dhe të ndërtojë një marrëdhënie të mirë pune me Donald Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos