Janë intensifikuar dhe më tej bombardimet dhe sulmet e ushtrisë izraelite në jug të Gazës, në një tentativë për të shkatërruar celulat terroriste të Hamasit.
Sipas të dhënave të fundit, të paktën 20 persona kanë humbur jetën nga një sulm në kampin e refugjatëve në Nuseirat, teksa dhjetëra të tjerë janë arrestuar, nën dyshimin se janë militantë të grupimit Hamas.
Një tjetër sulm i ngjashëm u regjistrua në shumë pranë spitalit të Rafahut, në kufi me Egjiptin, ku u vranë dhe 20 palestinezë të tjerë.
Al Jazeera raporton se pjesa më e madhe e viktimave janë gra dhe fëmijë, duke treguar edhe njëherë dhunën ekstreme të ushtrisë izraelite.
Ndërkohë, që ushtria izraelite raporton të ketë bombarduar dy baza të tjera militantësh në territorin sirian, shumë pranë Damaskut.
Dhuna po përhapet me shpejtësi në të gjithë rajonin, teksa një nga anijet luftarake amerikane ka shkatërruar raketa të tjera në Detin e Kuq të lëshuara nga rebelët houthi.
Hezbollahu, i është përgjigjur kërcënimeve të Izraelit përmes numrin dy të tij, duke thënë se është gati të përfshihet në luftë. (A2 Televizion)