Izraeli do të rihapë kalimin në Rafah pas gjetjes së trupit të pengut të fundit në Gaza

Nga A2 CNN
26 Janar 2026, 13:17 | Bota

Izraeli do të rihapë kalimin në Rafah pas gjetjes së trupit

Izraeli ka deklaruar se do të rihapë kalimin kufitar të Rafahut me Egjiptin vetëm pas përfundimit të operacionit për gjetjen e trupit të pengut të fundit izraelit të vdekur, oficerit të policisë Ran Gvili, i mbajtur në Gaza.

Kalimi kufitar i Rafah-ut ka qenë kryesisht i mbyllur që prej majit 2024 dhe pritej të hapej gjatë fazës së parë të armëpushimit Izrael–Hamas, por qeveria izraelite e ka kushtëzuar këtë hap me bashkëpunimin e Hamasit për kthimin e trupit.

Ushtria izraelite ka nisur një kërkim të ri në veri të Gazës, që sipas mediave izraelite mund të zgjasë disa ditë.

Ndërkohë, autoritetet palestineze kanë deklaruar se Rafah-u pritet të hapet në të dyja drejtimet brenda javës.

Kjo vjen ndërsa SHBA-ja dhe ndërmjetës të tjerë vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi të dyja palët që të ndërmarrin hapat e mëtejshëm për të çuar përpara planin e paqes të Presidentit Donald Trump.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos