Izraeli ka shkatërruar më shumë se 1,500 ndërtesa në Gaza që nga armëpushimi

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 07:27 | Bota

Izraeli ka shkatërruar më shumë se 1,500 ndërtesa në

Izraeli ka shkatërruar më shumë se 1,500 ndërtesa në zonat e Gazës që kanë mbetur nën kontrollin e tij që nga fillimi i armëpushimit me Hamasin më 10 tetor.

Fotot e fundit të realizuara më 8 nëntor tregojnë se lagje të tëra të kontrolluara nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit rrafshuar me tokë në më pak se një muaj.

Numri real i ndërtesave të shkatërruara mund të jetë dukshëm më i lartë, me imazhet satelitore për disa zona që nuk janë të disponueshme.

Disa ekspertë kanë argumentuar se shkatërrimet mund të shkelin kushtet e armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të, Egjipti, Katari dhe Turqia.

IDF ka mbrojtur veprimet e saj dhe një zëdhënës tha: "Sipas marrëveshjes, e gjithë infrastruktura terroriste, përfshirë tunelet, do të çmontohet në të gjithë Gazën. Izraeli po vepron në përgjigje të kërcënimeve, shkeljeve dhe infrastrukturës terroriste."

Më 18 tetor, Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, shkroi në X se “demilitarizimi i Gazës duke shkatërruar tunelet e terrorit dhe të gjithë infrastrukturën e terrorit” ishte një pjesë “e qartë” e politikës së sigurisë së Izraelit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos