Kievi del "duarbosh" nga Stambolli, Ukraina e zemëruar për kërkesat ruse

Nga Erjon Dervishi
16 Maj 2025, 20:07 | Bota

Bisedimet e para të drejtpërdrejta për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës në më shumë se tre vjet zgjatën më pak se dy orë, pa asnjë shenjë të dukshme përparimi midis palëve.

Delegacionet nga palët ndërluftuese u takuan në një pallat në Turqi të premten, takimi i tyre i parë ballë për ballë që nga marsi 2022, një muaj pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, shkruan A2.

Delegacioni rus doli i kënaqur nga takimi. Në një konferencë për shtyp, kreu i këtij delegacioni parashtroi edhe përfundimet e takimit mese palëve në Stamboll. 

“Për çfarë ne ramë dakord? Si fillim në ditët në vijim, do të ketë një shkëmbim të madh të burgosurish, afro 1 mijë persona për secilin vend. Së dyti, pala ukrainase ka kërkuar bisedime direkte ndërmjet liderve të dy vendeve. Këtë kërkesë e morëm në konsideratë. Dhe së treti, në ramë dakord që secila palë do të paraqesë vizionin e saj për të ardhmen e mundshme të armëpushimit. Pasi këto projekte janë prezantuar ne e gjejmë të arsyeshme të vijojmë me bisedimet e cila është dakordësuar tashmë”, tha Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus.  

Hendeku midis dy palëve u bë shpejt i dukshëm, sipas burimeve ukrainase e cili i tha Reuters se kërkesat e Rusisë ishin "të shkëputura nga realiteti dhe shkonin shumë përtej çdo gjëje që ishte diskutuar më parë". Ato përfshinin ultimatume për Ukrainën që të tërhiqej nga pjesë të territorit të saj në mënyrë që të arrinte një armëpushim "dhe kushte të tjera jo-fillestare dhe jo-konstruktive", tha burimi.

Për Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, një armëpushim pa kushte është, sipas fjalëve të tij, përparësia kryesore në bisedimet e vazhdueshme me Rusinë në Stamboll. Një armëpushim është baza për negociatat e ardhshme të paqes, tha Zelensky në një takim të Komunitetit Politik Evropian në Trainë. “Edhe nëse përfaqësuesit rusë në Stamboll nuk mund të bien dakord as për një armëpushim sot, atëherë do të jetë 100 për qind e qartë se Putini vazhdon të minojë diplomacinë”, shtoi ai.

Nga ana e saj, Rusia thotë se dëshiron t’i japë fund luftës me mjete diplomatike dhe është gati të diskutojë një armëpushim. Por ajo ka ngritur një listë pyetjesh dhe shqetësimesh, duke thënë se Ukraina mund të përdorë një pauzë për të pushuar forcat e saj, për të mobilizuar trupa shtesë dhe për të blerë më shumë armë perëndimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos