Izraeli: Ne jemi të gatshëm të përgjigjemi me forcë ndaj çdo përpjekjeje për të dëmtuar Izraelin

Nga A2 CNN
5 Maj 2026, 20:14 | Bota

Izraeli: Ne jemi të gatshëm të përgjigjemi me forcë

Shefi i Shtabit të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, ka deklaruar se Izraeli po ndjek nga afër zhvillimet e fundit në rajonin e Gjirit dhe është i gatshëm të përgjigjet ndaj çdo kërcënimi të mundshëm ndaj vendit.

“Ne jemi të gatshëm të përgjigjemi me forcë ndaj çdo përpjekjeje për të dëmtuar Izraelin,” tha Zamir në komentet e cituara nga faqja izraelite e lajmeve Ynet.

Në javët e fundit, rajoni ka përjetuar një valë goditjesh mes Izraelit dhe Iranit, si dhe incidentet në Detin e Omanit dhe Ngushticën e Hormuzit, ku janë raportuar sulme me raketa dhe dronë ndaj objektivave detare dhe infrastrukturës energjetike.

SHBA ka qenë pjesëmarrëse aktive në operacionet ushtarake kundër Iranit, duke arsyetuar sulmet me përpjekjet për kufizimin e pasurimit me uranium nga ana iraniane dhe Izraeli ka justifikuar goditjet duke pretenduar se ka kryer sulme parandaluese ndaj infrastrukturës iraniane, duke parathënë sulme iraniane që mund të shkatërronin Izraelin, përcjell A2CNN.

Nga ana tjetër, Irani ka mohuar disa nga akuzat për sulme direkte ndaj vendeve të Gjirit, por disa prej tyre, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë raportuar interceptime të raketave dhe dronëve, si dhe dëme në objekte industriale. Deklaratat kundërthënëse të zyrtarëve të palëve në konflikt, kanë krijuar amulli në opinionin publik, duke lënë paqartësi nëse konflikti do të rinisë apo do të kemi një marrëveshje armëpushimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos