Izraeli ka nisur të kthejë në Rripin e Gazës qindra punëtorë palestinezë, pjesa më e madhe e të cilëve ditorë, të cilët punonin në qytete të ndryshme.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare, të cilat shtojnë se në këtë mënyrë ndërpritet një ndihmë e madhe për qindra familje palestineze.
Shumë prej punëtorëve ishin bllokuar në Izrael që prej fillimit të luftimeve më 7 tetor, ditë kur militantët e Hamasit sulmuan qytetet pranë kufirit.
Sipas burimeve zyrtare më shumë se 18 mijë palestinezë kishin një leje për të punuar në Izrael përpara shpërthimit të luftës. (A2 Televizion)