“Izraeli të sulmojë i pari!” Ja çfarë po sugjerojnë këshilltarët e lartë të Trump

Nga Rosalba Bejdo
26 Shkurt 2026, 22:31 | Bota

Këshilltarë të lartë të presidentit amerikan Donald Trump do të preferonin që Izraeli të godiste Iranin para se Shtetet e Bashkuara të nisnin një sulm ushtarak ndaj Republikës Islamike. Kështu pretendojnë dy burime me njohuri mbi çështjen për Politico.

Këshilltarët po këmbëngulin privatisht se një sulm izraelit do ta nxiste Iranin të hakmerrej, duke ndikuar kështu në rritjen e mbështetjes nga votuesit amerikanë për një ndërhyrje ushtarake në Iran.

Llogaritjet janë politike dhe lidhen me supozimin se më shumë amerikanë do ta pranonin idenë e një lufte me Iranin nëse SHBA-ja ose ndonjë aleat do të sulmoheshin të parët. Sipas një sondazhi të fundit, amerikanët, e veçanërisht republikanët, mbështesin ndryshimin e regjimit në Iran, por nuk duan të sakrifikojnë jetë amerikane për të arritur diçka të tillë, shkruan A2 CNN.

Megjithatë, pavarësisht dëshirës që Izraeli të veprojë i pari, skenari më i mundshëm është ai i një operacioni të përbashkët mes SHBA-së dhe Tel Avivit, sipas dy burimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos