Izraeli tërheq një pjesë të ushtarëve nga Gaza, zhvendos frontin në jug

Nga A2 CNN
1 Janar 2024, 16:44 | Bota

Izraeli tërheq një pjesë të ushtarëve nga Gaza,

Ushtria izraelite vendosi të largojë mijëra ushtarë nga Rripi i Gazës, për herë të parë që nga nisja e ofensivës kundër militantëve të Hamasit.

Sipas të dhënave zyrtare luftimet po vazhdojnë në pjesën jugore të enklavës, teksa objektivat janë të njëjtë shkatërrimi i grupit militant dhe lirimi i pengjeve.

Ekspertët vlerësojnë se kjo lëvizje vjen pasi ushtria izraelite ka marrë kontrollin e pjesës veriore dhe po riorganizohet për një përballje më intensive në jug të Gazës.

Ushtria njoftoi të hënën se pesë brigada, do të largohen nga Gaza në javët e ardhshme për trajnim dhe pushim.

“Synimet e luftës nënkuptojnë luftime të stërzgjatura dhe ne duhet të përgatitemi për këtë”, deklaroi ai.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos