Izraeli zotohet të shkatërrojë regjimin sirian, presidenti: Nuk i trembemi luftës, por do të mbrojmë druzët

Nga Rosalba Bejdo
17 Korrik 2025, 12:06 | Bota

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, tha së prioriteti i tij është të mbrojë qytetarët druzë në vend, pasi Izraeli u zotua të shkatërrojë forcat qeveritare, të cilat i akuzon për sulm ndaj pjesëtarëve të kësaj pakice fetare në rajonin e Sueidas. Në deklaratën e parë televizive që kur kryeministri Netanjahu nisi sulmet ajrore ndaj Damaskut, Ahmedal-Sharaa paralajmëroi gjithashtu se sirianët nuk kishin frikë nga lufta.

Ai i cilësoi druzët pjesë thelbësore të mozaikut të vendit, dhe tha se refuzonte çdo përpjekje për t’i tërhequr ata në konflikt nga një palë e tretë. Ahmed Al Sharaa

“U drejtohem edhe qytetarëve Druzë, të cilët janë pjesë integrale e këtij vendi, ju siguroj se mbrojtja e të drejtave dhe lirive tuaja është një prej prioriteteve tona, dhe ne refuzojmë çdo përpjekje nga pale të treta që synon të krijoje ndasi mes rangjeve tona. Lufta e hapur me Izraelin në kurriz të Druzëve dhe sigurisë së tyre po destabilizon Sirinë dhe të gjithë rajonin. Por ne nuk jemi nga ata që i druhen luftës. Ne jemi ata që kanë kaluar jetën duke u përballur me sfida për të mbrojtur vendin”, tha Ahmed Al Sharaa.

Media shtetërore siriane raportoi se ushtria po tërhiqej nga Sueida, mbi bazë të një marrëveshje armëpushimi me liderët druzë, edhe pse nuk duhet nëse ai do të mbajë. Mbi 350 persona janë vrarë deri më tani, që prej shpërthimit të përleshjeve sektare mes milicive të pakicës druze, fiseve beduine në rajon të dielën.

Qeveria u përgjigj duke dërguar forcat në qytetin me shumicë druze të Suedias, por luftime përshkallëzuan dhe trupat qeveritare u akuzuan nga vendasit dhe aktivistët për vrasjen e civilëve druzë. Pretendimet shtynë Izraelin të ndërhynte ushtarakisht, në mbrojtje të druzëve.

“Po veprojmë për të shpëtuar vëllezërit tanë Druzë dhe për të eliminuar Bandar e regjimit”, tha Netanjahu, teksa avionët izraelitë kanë goditur selinë qëndrore të ushtrisë, një zonë ushtarake pranë pallatit predencial e po ashtu ministrinë e mbrojtjes.

Sekretari i shtetit Marco Rubio, njoftoi se po fliste me të gjitha palët e përfshira dhe se ishin dakordësuar mbi hapat e nevojshëm që do ti jepnin fund kësaj situate të tmerrshme.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos