Siria në kaos, Izraeli bombardon dhe kërcënon me shkatërrim Damaskun

Nga Erjon Dervishi
17 Korrik 2025, 11:06 | Bota

Izraeli kreu një seri sulmesh të fuqishme në kryeqytetin sirian Damask duke përshkallëzuar një fushatë që, sipas tij, është në mbështetje të një grupi minoritar arab të përfshirë në përleshje vdekjeprurëse me forcat qeveritare siriane.

Të paktën tre persona u vranë dhe 34 të tjerë u plagosën në sulme, tha Ministria siriane e Shëndetësisë për CNN. Izraeli ka intensifikuar fushatën e tij pavarësisht presionit nga SHBA-të, të cilat kanë ndërmarrë hapa për t'i dhënë fund izolimit ndërkombëtar të Sirisë.

Siria e ka dënuar ashpër Izraelin për sulmin ndaj disa ndërtesave qeveritare në Damask të mërkurën, duke i quajtur sulmet ndaj objektivave, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes, një "përshkallëzim të rrezikshëm", shkruan A2.

“Ky sulm i hapur, i cili vjen në kontekstin e një politike sistematike të ndjekur nga entiteti izraelit për të ndezur tensione, për të krijuar kaos dhe për të minuar sigurinë në Siri”, tha Ministria e Jashtme e vendit në një deklaratë të mërkurën. Siria tha se do të “rezervojë të drejtat e saj të plota legjitime për të mbrojtur tokën dhe popullin e saj me të gjitha mjetet e garantuara nga e drejta ndërkombëtare”, shtoi deklarata.

Një video nga një kanal televiziv sirian tregoi ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes duke u goditur drejtpërdrejt në transmetim gjatë sulmeve të fundit, duke e detyruar prezantuesin e emisionit të fshihej. Në një konferencë për shtyp të mbajtur nga Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF), një zyrtar ushtarak konfirmoi se Izraeli kishte shënjestruar ministrinë dhe një zonë pranë pallatit presidencial.

Sekretari i Shtetit i vendit, Marco Rubio, tha se SHBA-të janë “shumë të shqetësuara” për sulmet e së mërkurës. “Po flasim me të dyja palët, të gjitha palët përkatëse dhe shpresojmë se mund ta çojmë çështjen në një përfundim, por jemi shumë të shqetësuar”, shtoi Rubio.

Druzët, një sekt arab me rreth një milion banorë që jetojnë kryesisht në Siri, Liban dhe Izrael, praktikojnë një degë të Islamit që nuk lejon konvertimin - qoftë në ose nga feja - dhe asnjë martesë të përzier. Druzët përbëhen nga një rrjet grupesh me figura të shumëfishta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos