“Jashtëzakonisht i rrezikshëm” uragani Polo intensifikohet në një stuhi të rrallë të kategorisë 5

Nga A2 CNN
23 Shtator 2026, 08:00 | Bota

“Jashtëzakonisht i rrezikshëm” uragani Polo intensifikohet

Uragani Polo është intensifikuar me shpejtësi pranë brigjeve të Meksikës duke u bërë një nga stuhitë më të fuqishme të sezonit në Oqeanin Paqësor.

Një avion i Hurricane Hunter, i operuar nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA), fluturoi drejt stuhisë të martën dhe regjistroi shpejtësi të qëndrueshme të erës afër 285 km/orë.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e NOAA-s me seli në Miami e quajti stuhinë "jashtëzakonisht të rrezikshme" dhe tha se intensifikimi i saj gjatë 24 orëve ishte "vërtet i jashtëzakonshëm".

Stuhia, e cila po lëviz ngadalë, po merr energji nga ujërat jashtëzakonisht të ngrohta të oqeanit, të lidhura me fenomenin klimatik El Niño. Polo është stuhia e tretë e sezonit që ka arritur kategorinë 5, nivelin më të lartë në shkallën Saffir-Simpson.

Stuhia parashikohet të kalojë përgjatë bregdetit të Meksikës jugperëndimore, por nuk pritet të arrijë në tokë, thuhet në një paralajmërim nga NOAA.

“Jashtëzakonisht i rrezikshëm” uragani Polo intensifikohet

Ndërsa lëviz ngadalë në veriperëndim, uragani Polo do të shkaktojë reshje të rrëmbyeshme shiu në disa pjesë të bregdetit jugperëndimor të Meksikës, të cilat mund të çojnë në përmbytje vdekjeprurëse dhe rrëshqitje dheu, tha NOAA.

Parashikohen reshje deri në 15 cm, me mundësi për reshje deri në 8 inç në disa zona. Banorët janë paralajmëruar gjithashtu për dallgë të mëdha oqeanike dhe kushte kërcënuese për jetën në det gjatë ditëve të ardhshme.

Të dhënat nga avioni i Hurricane Hunter treguan se Polo mund të forcohej ende dhe ka të ngjarë të mbetet një stuhi e kategorisë 5 për ditët në vijim, për shkak të asaj që NOAA e quajti një mjedis "shumë i favorshëm" me ujëra jashtëzakonisht të ngrohta oqeanike që ushqejnë stuhinë.

Shkencëtarët që monitorojnë temperaturat e oqeaneve thonë se fenomeni aktual klimatik El Niño është tani më i forti i regjistruar ndonjëherë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos