
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën e Shën Pjetrit, në Gjirin e Lalzit.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në terren, ndërsa era e fortë që po karakterizon zonën ka favorizuar përhapjen e zjarrit.
Situata ka krijuar shqetësim në zonë, ndërsa vijon përpjekja për të mbajtur nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
(A2 Televizion)