
Një 50-vjeçar me inicialet Sh.Gj., ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pas një aksidenti të ndodhur në aksin Spiten–Hidrovorë. I ndjeri ka humbur kontrollin e motmjetit, duke dalë nga rruga, ku gjeti vdekjen.
“Rreth orës 19:30, në aksin rrugor dytësor Spiten–Hidrovorë, shtetasi Sh. Gj., 50 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, i cili ka dalë nga rruga.Si pasojë, 50-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e saktë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e “bluve” të Lezhës. (A2 Televizion)