Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të premten, duke akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe duke u zotuar se do të vazhdojnë fushatat e tyre, shkruan A2 CNN. Ndërsa konflikti mes Izraelit dhe Iranit hyn në javën e dytë, këshilli zhvilloi një mbledhje urgjente për të diskutuar situatën.
Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, deklaroi se Irani do të vazhdojë të “ushqejë të drejtën e vet për vetëmbrojtje” për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke akuzuar Izraelin dhe aleatët e tij për shkelje të ligjit ndërkombëtar me sulmet ndaj Iranit dhe duke i bërë thirrje këshillit të veprojë.
Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, i cili mori fjalën menjëherë pas Iravanit, e akuzoi ambasadorin iranian për “luajtje roli viktime”. “Si guxon t’i kërkosh komunitetit ndërkombëtar të të mbrojë nga pasojat e agjendës tënde gjenocidale? Nuk je viktimë. Nuk je diplomat. Je ujk i maskuar si diplomat, dhe ne nuk do të shtiremi më sikur është ndryshe”, tha Danon.
“Izraeli nuk do të ndalet. Jo derisa kërcënimi bërthamor i Iranit të çmontuar, jo derisa makina e tij e luftës të çarmatoset, jo derisa populli ynë dhe i juaji të jenë të sigurt,” shtoi ai, duke theksuar se sulmi i Izraelit u ndërmor në “dritaren e fundit të mundshme për të parandaluar që Irani të sigurojë armë bërthamore”.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, paralajmëroi se konflikti mes dy vendeve mund të përshkallëzohet shpejt dhe bëri thirrje për përmbajtje. “Zgjerimi i këtij konflikti mund të ndezë një zjarr që askush nuk mund ta kontrollojë. Apeloj për një fund të luftimeve dhe kthim në negociata serioze”, tha ai. (A2 Televizion)