Një burim mjekësor në Spitalin al-Awda në Nuseirat, Rripin e Gazës, i tha Al Jazeera-s se 35 palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga ushtria izraelite ditën e premte.
Sipas burimit, civilët u vinë në shënjestër nga ushtria izraelite ndërsa qëndronin në radhë për të marrë racionet ushqimore pranë korridorit Netzarim.
Më herët gjatë ditës raportohet se 38 civilë të tjerë u vranë nga bombardimet e Izraelit, duke e çuar totalin e viktimave gjatë së premtes në Gaza në 73. (A2 Televizion)