Shefi i Shtabit: IDF gati për fushatë të zgjatur në luftë shumëfrontëshe

Nga A2 CNN
20 Qershor 2025, 18:43 | Bota

Shefi i Shtabit: IDF gati për fushatë të zgjatur në

Sulmet iraniane kanë vazhduar të godasin Izraelin këtë pasdite, ku disa raketa kanë arritur të depërtojnë sistemin mbrojtës Iron Dome.

Sipas mediave të huaja, Shefi i Shtabit të Forcave Mbrojtëse Izraelite (IDF), Eyal Zamir, ka thënë se ushtria izraelite "nuk rri duarkryq përballë kërcënimeve në zhvillim".

Zamir thotë se Izraeli është "në mes të një lufte shumëfrontëshe", duke përmendur një vizitë në Rripin e Gazës, si dhe për të parë vendet në Izrael të goditura nga sulmet iraniane.

Ai shton: "IDF është e përgatitur. Ditë pas dite, liria jonë për të vepruar po zgjerohet, ndërsa ajo e armikut po ngushtohet."

"Ne kemi nisur fushatën më komplekse në historinë tonë për të larguar një kërcënim të një madhësie të tillë, kundër një armiku të tillë dhe duhet të jemi të gatshëm për një fushatë të zgjatur", ka thënë më tej ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos