Izraeli shkatërron gjysmën e lëshuesve të raketave të Iranit

Nga A2 CNN
20 Qershor 2025, 18:37 | Bota

Izraeli shkatërron gjysmën e lëshuesve të raketave të

Shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Eyal Zamir ka deklaruar se Izraeli ka shkatërruar rreth gjysmën e lëshuesve të raketave të Iranit duke paralajmëruar se vendi duhet të përgatitet për një fushatë të zgjatur ushtarake kundër Republikës Islamike.

Në një deklaratë për shtyp, Zamir tha se sulmet e fundit ajrore të IDF-së kanë goditur me sukses objektiva kyçe në Iran, përfshirë komandën e lartë ushtarake iraniane dhe pjesë të programit të saj bërthamor. Ai shtoi se disa nga lëshuesit e raketave iraniane u shkatërruan vetëm minuta përpara lëshimit të mundshëm.

“Falë një goditjeje të fuqishme dhe befasuese, kemi arritur rezultate jashtëzakonisht të mira,” u shpreh Zamir. Ai theksoi se pilotët izraelitë po operojnë në distanca dhe intensitet të paparë më parë në historinë e forcave ajrore të vendit.

Shefi i IDF-së paralajmëroi se konflikti nuk ka përfunduar dhe se vendi duhet të përgatitet për zhvillime të shumta të mundshme. “Megjithëse kemi arritur suksese të mëdha, ditë të vështira na presin ende,” përfundoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos