Bota drejt Luftës së Tretë Botërore? Flet Putin: Është shqetësuese, s’po bëj shaka! Ka shumë potencial konflikti

Nga A2 CNN
20 Qershor 2025, 19:35 | Bota

Bota drejt Luftës së Tretë Botërore? Flet Putin:

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se ishte i shqetësuar kur u pyet nëse bota po shkon drejt Luftës së Tretë Botërore.

Sipas mediave të huaja, komentet Putin i bëri teksa po i drejtohej një forumi ekonomik në Shën Petersburg.

Putin foli për luftën e Rusisë me Ukrainën, përpara se të fliste për konfliktin midis Izraelit dhe Iranit.

"Është shqetësuese. Po flas pa asnjë ironi, pa asnjë shaka", tha Putin, shkruan A2 CNN.

"Sigurisht, ka shumë potencial konflikti, ai po rritet dhe është pikërisht para hundëve tona, dhe na prek drejtpërdrejt”, shtoi ai më tej.

"Kjo kërkon, sigurisht, jo vetëm vëmendjen tonë të kujdesshme ndaj ngjarjeve që po ndodhin, por edhe kërkimin e zgjidhjeve... mundësisht me mjete paqësore, në të gjitha drejtimet", përfundoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos