Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës

Nga A2 CNN
15 Korrik 2025, 15:39 | Bota

Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme nga posti që mbante.

Sipas mediave të huaja, dorëheqja e tij vjen një ditë pasi Presidenti Volodymyr Zelenskyy propozoi Shmyhal si ministër të ri të Mbrojtjes të Ukrainës dhe tha se riorganizimi i qeverisë do të bëhej me mbështetjen e Parlamentit.

Po ashtu, ai propozoi Yulia Svyrydenko, aktualisht zëvendëskryeministre e parë, për të kryesuar qeverinë e re si kryeministre, raporton A2 CNN.

Shmyhal e ka mbajtur këtë post që nga marsi i vitit 2020, duke e bërë atë kreun e qeverisë me shërbimin më të gjatë që kur vendi fitoi pavarësinë në vitin 1991, pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Kush është Svyrydenko?

Svyrydenko, 39 vjeçe, është ekonomiste me profesion dhe ka shërbyer si zëvendëskryeministre e parë që nga viti 2021.

Ajo luajti një rol kyç në negociatat e fundit për një marrëveshje minerale me SHBA-në, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos