"Jetojmë me ujë dhe sheqer", palestinezët e dëshpëruar dynden për të marrë ushqim

Nga Erjon Dervishi
29 Korrik 2025, 11:31 | Bota

Gaza po përjeton krizën më të madhe të urisë. Për herë të parë në dy muajt e fundit, kamionët me ndihma në Rripin e Gazës kanë filluar të shpërndajnë ushqim. Fëmijët po mbijetojnë vetëm më ujë dhe sheqer, ndërsa Izraeli bën me dije se nuk është në dijeni të këtyre fakteve

Të dëshpëruar dhe të uritur. Mijëra palestinezë dynden drejt qendrave humanitare dhe kamionëve me ndihma të cilat sapo kanë hyrë në Rripin e Gazës. Ata marrin ç’të mundin, çdo gjë me një mundësi për të ushqyer veten dhe familjen e tyre, shumë prej të cilëve kanë disa ditë pa ushqim.

Dëshpërimi ka përshkruar këta njerëz për shumë ditë, pasi Izraeli ka shpallur kushte shumë të rrepta për shpërndarjen e ndihmave. Përballë një reagimi global, Izraeli është detyruar të ndryshojë kurs, të ndalojë luftimet në disa pjesë të Gazës për 10 orë në ditë. Kombet e Bashkuara bëjnë me dije se më shumë se 100 kamionë me ndihma është në Gaza që nga e diela dhe po shpërndajnë ushqim. Më shumë do të duhet, duke parë edhe fëmijët të cilët marrin miellin e rënë në tokë nga kamionët. Programi i ushqimit botëror bënë me dije se 25 për qind e popullsisë së Gazës tani po përjeton krizën e urisë. Izraeli nga ana e tij, po lejon ndihmat nga ajri për herë të parë në Gaza, duke i detyruar palestinezët të marrin ç’të munden.

“Unë nuk mora dot asgjë”, thotë një grua e vjetër në moshë, u shtypa nga turma.

E ndërsa disa morën kuti me ushqime, të tjerët tentojnë të marrin miell, vaj, pasta, shumë pak nga ato që ata vërtetë kanë nevojë.

“Kjo ndihmë është jo humane, ne nuk jemi qen që të vrapojmë pas ushqimit. Njerëzit po luftojnë për atë. Më mirë të vdesim nga uria me dinjitet se sa të vdesim në poshtërim”.

Palestinezët po goditen dhe vriten duke u përpjekur të marrin ndihma. Ministria e shëndetësisë së Palestinës tha se 25 persona janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa merrnin ushqim gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërsa ushtria izraelite thotë se nuk është në dijeni të këtyre fakteve.

“Ai është vetëm 12 vjeç. Çfarë faji ka ai. Ai kërkon miell për të ushqyer fëmijët e vegjël", thotë një tjetër palestinez. Vëllai i tij mbijeton me sheqer dhe ujë. Gaza ndodhet përballë një gjendje katastrofike urie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos