"Vrasës, kthehuni në shtëpi!" Familja hebreje sulmohet në Milano

Nga A2 CNN
29 Korrik 2025, 08:22 | Bota

"Vrasës, kthehuni në shtëpi!" Familja hebreje sulmohet

"Vrasës, kthehuni në shtëpi!" Një turist francez hebre, që udhëtonte me familjen e tij për në Milano për një fundjavë për të vizituar vajzën e tij, e cila jeton në kryeqytetin e Lombardisë, u sulmua nga një grupi njerëzish. Pas fyerjeve situata u përshkallëzua në sulm fizik me shtyrje dhe shqelma. Ai ishte së bashku me djalin e tij gjashtëvjeçar në një vendpushim pranë Lainate në autostradën Milano-Laghi dhe mbanin në kokë një kippah (kapele e vogël që mbajnë në kokë burrat hebrenj).

Fakti që burri dhe djali i tij mbanin veshur kippah shkaktoi protestat e para, me thirrje "Palestina e Lirë", dhe më pas fyerjet dhe sulmin.

"Vrasës, ne nuk jemi në Gaza, ne jemi në Milano", u bërtiti një burrë atyre.

Sulmi ndaj babait dhe të birit është filmuar pjesërisht nga burri në telefonin e tij celular dhe është postuar në mediat sociale.  Djali i tij i vogël ishte me të, por u shpëtua nga një kalimtar.

Videoja u postua në mediat sociale dhe shkaktoi zemërim. Komuniteti Hebraik dhe Muzeu i Brigadës Hebraike po raportojnë një protestë antisemite në rritje.

 

 

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos