Julia Tymoshenko vihet në kërkim nga Rusia

Nga A2 CNN
8 Qershor 2024, 17:35 | Bota

Julia Tymoshenko vihet në kërkim nga Rusia

Ish-kryeministrja Julia Tymoshenko është zyrtarja tjetër e Ukrainës e cila është vënë në listën e zezë të autoriteteve ruse.

Përmes një deklarate për mediat, Ministria e Brendshme ruse bëri me dije se ka shpallur në kërkim ish-kryeministren pro-evropiane Tymoshenko, për akuza ende të paqarta.

Kjo e fundit i bashkohet kështu presidentit aktual Volodymyr Zelenskyy dhe pararendësit të tij, Petro Poroshenko, që janë në listën e të kërkuarve të Rusisë bashkë me dhjetëra zyrtarë e deputetë nga Ukraina dhe vende të NATO.

Në listën ruse janë gjithashtu emrat të ministrave të kabinetit në Estoni e Lituani, si dhe gjykatësi i Gjykatës Ndërkombëtare që lëshoi urdhër arrestin për Vladimir Putin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos