Kremlini tha të hënën se nuk është fare habi që presidenti amerikan Joe Biden ka dhënë dorëheqjen nga gara presidenciale e këtij viti. “Sigurisht që nuk mund të vlerësojmë vendimin e marrë nga presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara dhe kandidatëve për garën presidenciale. Kjo është punë për votuesit amerikanë, jo për ne”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov.
“Ajo që ka ndodhur në SHBA përgjatë viteve të fundit na ka mësuar që të mos befasoheshim me asgjë. Prandaj nuk jemi shumë të habitur. Së dyti, po monitorojmë nga afër atë që po ndodh në SHBA, por edhe në shtete të tjera të mëdha sigurisht. Kjo është në interesin e të gjithëve.
Peskov shtoi se marrëdhëniet ruso-amerikane po kalojnë periudhën më të keqe të historisë së tyre. “Megjithatë, prioritet për ne mbeten çështjet tona, arritjet tona, problemet tona dhe sigurisht operacioni special dhe objektivat që i kemi vendosur vetes atje”, tha ai. (A2 Televizion)