Eleonora Boi, gruaja e basketbollistit italian Danilo Gallinari, i cili aktualisht luan për Vaqueros de Bayamón, u kafshua nga një peshkaqen në Porto Riko. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se gazetarja sportive dikur në Mediaset, u plagos në kofshë në plazhin e Isla Verde.
Boi, aktualisht shtatzënë dhe është në gjendje të qëndrueshme dhe është transferuar në spitalin e Universitetit të Porto Rikos në Karolina.
Rubén Moyeno, komisioneri i policisë bashkiake të Karolinës, shpjegoi se oficerët e tij reaguan menjëherë në vendngjarje sapo morën raportin dhe i dhanë gruas ndihmën e parë. Departamenti i Burimeve Natyrore dhe Mjedisit shpjegoi se peshkaqenët "tiburon gata" aktualisht po çiftëzohen dhe për këtë arsye jetojnë në ujëra të cekëta.
Rubén Moyeno, komisioneri i policisë bashkiake të Karolinës, shtoi se njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur notojnë në këtë kohë dhe se kushdo që vëren kafshë të tilla si peshkaqenë në ujë duhet ta raportojë menjëherë tek autoritetet përkatëse. (A2 Televizion)