Katastrofa në kufirin Nepal-Kinë, mbi 1500 të zhdukur e qindra viktima, akullnaja shkaktoi tragjedinë

Nga Rosalba Bejdo
27 Gusht 2026, 11:33 | Bota

Më shumë se 1500 persona rezultojnë të zhdukur përgjatë kufirit Nepal-Kinë, pas vërshimit katastrofik të ujërave dhe baltës, si pasojë e rrëzimit të një masivi akulli në lumë. Gati 180 persona janë konfirmuar si të vdekur deri më tani, ndërsa mes të zhdukurve mbi 700 janë turistë të huaj dhe pelegrinë. Qindra njerëz janë shpërngulur përgjatë rajonit të Himalajeve.

Autoritetet druhet se numri real i viktimave do të jetë shumë më i larë. Videot e tragjedisë treguan momentet kur vërshimi përpin njerëzit që përpiqeshin të shpëtonin, duke shkatërruar ndërtesa , ura dhe rrugë. Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuar, por operacioni po rezulton I vështirë teksa helikopterët nuk kanë mundur të ulen në disa zona prej zonave te prekura.

Ekspertët që analizuan imazhet satelitore thanë se katastrofa mund të jetë shkaktuar kur pjesa e poshtme e një akullnaje u shkëput dhe u rrëzua mbi shtratin e një lugine. Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen e masivit të akullit, por autoritetet në Nepal përmendin si mundësi një tërmet të regjistruar disa minuta më herët. Situata mbetet kritike, pasi ekspertët paralajmërojnë mundësinë e një vale të dytë përmbytjeje. Sipas OKB, malet e Nepalit, të mbuluara me dëborë, kanë humbur gati një të tretën e akullit të tyre në pak më shumë se 30 vjet, si pasojë e ngrohjes globale.

Organizata e Kombeve të Bashkuara tha gjithashtu se akullnajat e Nepalit, i cili ndodhet mes dy prej vendeve me emetimet më të larta të karbonit në botë, Indisë dhe Kinës, u shkrinë 65% më shpejt gjatë dekadës së fundit krahasuar me dekadën paraardhëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos