Mbante armë dhe municione në banesë, arrestohet 61-vjeçari në Krujë

Nga A2 CNN
27 Gusht 2026, 11:18 | Kronikë

Mbante armë dhe municione në banesë, arrestohet 61-vjeçari

Një 61-vjeçar, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike është vënë në prangat e policisë pasi mbante pa leje një armë zjarri pistoletë me municion. Ai u arrestua në banesën e tij në fshatin Abaze në Krujë, ku gjatë kontrollit të një magazine pranë iu gjetën arma dhe municionet.

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokusi”.

Mbante pa leje armë zjarri pistoletë me municion, vihet në pranga një 61-vjeçar, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohet arma e zjarrit, bashkë me krëhërin dhe fishekët.

Në vijim të operacioneve për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë pa leje armë zjarri dhe, për pasojë, cenojnë sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fokusi”, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 61 vjeç, banues në fshatin Abaze, Krujë.

Gjatë kontrolleve, në një magazinë brenda rrethimit të banesës së tij, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë), së bashku me krëhër me municion, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos