Përmbytjet apokaliptike në Nepal, rritet numri i viktimave, mbi 1300 të zhdukur

Nga A2 CNN
27 Gusht 2026, 08:44 | Bota

Përmbytjet apokaliptike në Nepal, rritet numri i viktimave, mbi 1300

Rënia e një akullnaje shkaktoi përmbytjet shkatërruese që goditën zonën midis Tibetit dhe Nepalit dje. USGS (Studimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara) ka certifikuar tërmetin me magnitudë 5.2, duke deklaruar se ai u shkaktua nga shembja e një akullnaje dhe një rrjedhë mbeturinash që shkaktoi pasoja katastrofike në luginë.

Numri i saktë i viktimave dhe i të zhdukurve mbetet i pasigurt. Të dy vendet kanë dhënë vlerësime të ndryshme. Qindra njerëz kanë vdekur dhe gati një mijë janë të zhdukur, përfshirë shumë të huaj. Deri më tani raportohen 165 vdekje, ndërsa mbi 1300 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Përmbytjet apokaliptike në Nepal, rritet numri i viktimave, mbi 1300

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë mijëra persona të zhdukur përgjatë kufirit Nepal - Tibetan, i cili është goditur nga përmbytje të dhunshme dhe rrëshqitje toke. Midis të zhdukurve janë shumë turistë të huaj, ndërsa autoritetet kanë frikë se numri i të vdekurve mund të rritet më tej.

Përmbytjet apokaliptike në Nepal, rritet numri i viktimave, mbi 1300

Në Nepal, policia raportoi se ka gjetur 157 trupa pas përmbytjeve të dhunshme që përfshiu rajonin dhe shkatërruan fshatra të tëra. Sipas Ministrisë së Turizmit të Nepalit, afërsisht 403 turistë rezultojnë të zhdukur, 341 prej të cilëve të huaj. Matanë kufirit, media shtetërore kineze raportoi një rrëshqitje balte që goditi një qytet në Tibet, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke lënë 265 të zhdukur. Operacionet e kërkimit vazhdojnë në zonat e prekura, ndërsa po bëhen përpjekje për të arritur në komunitetet e izoluara.

Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 500,000 dollarë ndihmë për popullsinë e prekur.

Përmbytjet apokaliptike në Nepal, rritet numri i viktimave, mbi 1300

Gati 800 punonjës kinezë të emergjencës, me 150 automjete , qen kërkimi dhe anije, u mobilizuan për operacione në anën tibetiane, ndërsa ushtria nepaleze kreu evakuime dhe shpëtime ajrore. Kryqi i Kuq dërgoi batanije, kuti të ndihmës së shpejtë, barela dhe çanta për trupat e të vdekurve. Autoritetet paralajmëruan gjithashtu për rrezikun e përmbytjeve të mëtejshme të shkaktuara nga bllokime të mundshme përgjatë rrugëve ujore. Presidenti kinez Xi Jinping urdhëroi që përpjekjet të përqendrohen në kërkimin dhe shpëtimin e të zhdukurve, ndërsa autoritetet nepaleze e përshkruan ngjarjen si një nga emergjencat më të këqija të kohëve të fundit, me zona të tëra banimi dhe tregtare të shkatërruara nga forca e ujit dhe baltës. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos