Avokati i Ergys Agasit Maks Haxhia zhvilloi takimin e parë në qeli me klientin e tij. Ai u tha gazetarëve se ende nuk e kanë dosjen, ndërsa Agasi pretendon se nuk ka prekur financat publike, pasi nuk ka qenë zyrtar shteti.
“Një takim i parë i cili përgatitemi për procesin që është në ditët e afërta lidhur me verifikimin e masës dhe kushteve të masës së sigurimit që është arresti në punë dhe kuptohet që ne duam dosjen sepse është e turpshme që mbas kaq kohësh, edhe pse kemi bërë kërkesë edhe pse jemi drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë që na është mohuar një jetë drejtë që të na vihet në dispozicion dosje, se pa dosje s'kemi si të ngremë dhe pretendime. Natyrisht i mbrojtur prej meje zoti Agasi pretendon që është jashtë çdo ngarkese juridike, për shkak sepse ai pretendon dhe kjo është një fakt që ai nuk ka prekur financat publike, sepse nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë në funksionet e autoriteteve që menaxhojnë financën publike. Nuk ka hyrë as nëpër tendera, nuk ka marrë pjesë. Media e ka fryrë problemin, e ka zmadhuar dhe e ka vënë këtë në epiqendër të të gjithë kësaj ngarkese dhe procesi të deklaruar nga organi i SPAK-ut”.
Gazetarët e pyeten se perse nuk është dorëzuar më herët derisa pretendon që është i pafajshëm. Në përgjigjen e avokatit erdhi një sulm ndaj mënyrës se si drejtësia vepron sot.
“Ja kjo është pyetje që duhet me i dhënë një përgjigje. Problemi është sepse këta të fusin në burg, pastaj e di atë historinë që ë të marrin këtë, të presin këmbën pastaj ta numërojnë. I ke apo s'i ke të dy? Kupton apo jo? Dhe kjo është një praktikë e vendosur që në fillim të fusin në burg, pastaj bëjnë hetimet, ndërkohë që duhet të jetë e kundërta, duhet të bëjnë hetimet, të mbledhin provat dhe pastaj t'i drejtojnë gjykatës në raport me veprën, me rrezikshmërinë apo jo të personit dhe me dhe me gjithë ngarkesën në publik të kërkojnë një masë të përshtatshme me gjithë ato orientimet që ka dhënë gjykata Kushtetuese”. (A2 Televizion)