Plagosi rëndë me thikë dhe motorsharrë administratorin e një pallati, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
27 Gusht 2026, 11:05 | Kronikë

Plagosi rëndë me thikë dhe motorsharrë administratorin e

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili ka plagosur rëndë me thikë dhe motorsharrë administratorin e një pallati në rrugën “Aleksandri i Madh”.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm pas një konflikti për linjën e ujit të pijshëm në këtë pallat.

Njoftimi i Policisë

Plagosi rëndë, me mjete prerëse, administratorin e pallatit ku banonte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestojnë menjëherë pas krimit, autorin.

Sekuestrohen mjetet prerëse (thikë dhe motorsharrë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas njoftimit të mëngjesit të sotëm, se në ambientet e një pallati në rrugën “Aleksandri i Madh”, ndodhej i dëmtuar administratori i objektit, shtetasi F. G., 74 vjeç, shkuan në vendngjarje për të sqaruar autorësinë dhe rrethanat e rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u identifikua dhe u arrestua menjëherë pas kryerjes së krimit, autori i dyshuar, shtetasi K. L., 35 vjeç, banor i këtij pallati.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka plagosur rëndë, me mjete prerëse, 74-vjeçarin, gjatë një konflikti për linjën e ujit të pijshëm në këtë pallat.

I dëmtuari është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos