
Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka bërë thirrje për vendosjen e kufizimeve të rëndësishme në zhvillimin e inteligjencës artificiale, duke paralajmëruar se përparimi i pakontrolluar i teknologjisë mund të sjellë pasoja të rënda për shoqërinë.
Në një ese të publikuar të mërkurën, Gates tha se inteligjenca artificiale mund të jetë një nga teknologjitë më të dobishme të krijuara ndonjëherë, por njëkohësisht mund të kthehet edhe në burim të madh padrejtësie.
Sipas tij, AI mund të sjellë përfitime të mëdha në fusha si mjekësia dhe bujqësia, përfshirë zhvillimin e mënyrave të reja për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve.
Megjithatë, Gates paralajmëroi për rreziqe të mëdha, si humbja e vendeve të punës, ndikimi te zhvillimi arsimor dhe social i fëmijëve, si dhe përdorimi i inteligjencës artificiale nga kriminelët për të shkaktuar dëme.
“Ndërsa modelet bëhen më të fuqishme, ato mund të fillojnë të veprojnë kundër interesave tona dhe ne mund të humbasim kontrollin”, paralajmëroi Gates. (A2 Televizion)