Katedralja e famshme gotike në Francë përfshihet nga flakët

Nga A2 CNN
11 Korrik 2024, 14:03 | Bota

Katedralja e famshme gotike në Francë përfshihet nga flakët

Katedralja e famshme gotike në qytetin francez të Rouen është përfshirë nga flakët dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Imazhet e postuara në X nga prefektura tregojnë tymin e zi që del nga ndërtesa, e cila është rreth 150 metra e lartë. "Origjina e zjarrit nuk dihet.Të gjitha burimet publike janë mobilizuar", tha kryebashkiaku Nicolas Mayer-Rossignol. "Katedralja është evakuuar dhe është vendosur një perimetër sigurie."

Nuk ka raportime për viktima, sipas autoriteteve lokale, dhe ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të ndërtesës. “Zjarri shpërtheu në majë të ndërtesës, e cila nuk është prej druri, por prej metali”, tha prefektura e departamentit Seine-Maritime.

E shkatërruar gjatë pushtimeve të vikingëve në 841 dhe më pas pjesërisht, në 1944, nga bombardimet e Luftës së Dytë Botërore, Katedralja Rouen aktualisht po i nënshtrohet restaurimit, së bashku me disa vepra arti të artistit impresionist, Claude Monet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos