“Pulë Kiev me patate”, Rusia organizon darkën e OKB-së

Nga A2 CNN
11 Korrik 2024, 11:22 | Bota

“Pulë Kiev me patate”, Rusia organizon darkën e

Ukraina ka kritikuar Rusinë për servirjen e një recete të quajtur "Pula Kiev", në një darkë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sergiy Kyslytsya, përfaqësuesi i Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ndau një imazh të menysë, ku shkruhej "pulë Kiev shërbyer me patate". "Degradimi moral i diplomacisë ruse është i dukshëm", tha ai. Gjithashtu kritikoi diplomatët për pjesëmarrjen në darkë, të cilën e përshkroi si të financuar me "para gjaku".

Rusia organizoi darkën për të festuar marrjen e presidencës së radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, më 1 korrik. Ajo u zhvillua menjëherë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh për të diskutuar një sulm raketor rus që goditi një spital fëmijësh në Kiev. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos