Kina ekzekuton 11 anëtarë të një familjeje mafioze

Nga A2 CNN
29 Janar 2026, 12:41 | Bota

Kina ekzekuton 11 anëtarë të një familjeje mafioze

Kina ka ekzekutuar 11 anëtarë të një familje mafioze nga Mianmar, e njohur për mashtrime të mëdha përmes romancave të rreme online.

Familja kriminale Ming u dënua me vdekje në shtator nga një gjykatë në qytetin Wenzhou, në Kinën lindore, e cila kreu edhe ekzekutimet. Ata u shpallën fajtorë për krime të rënda, përfshirë vrasje me dashje, plagosje, ndalim të paligjshëm, mashtrim dhe organizim kazinosh ilegale. Sipas autoriteteve kineze, grupi ishte përgjegjës për vdekjen e 14 shtetasve kinezë dhe plagosjen e shumë të tjerëve.

Vendimi u miratua nga Gjykata Supreme Popullore e Kinës, e cila e cilësoi provën si të plotë dhe bindëse. Anëtarëve të familjes iu lejua të takonin të afërmit para ekzekutimit. Perandoria e tyre kriminale u shemb në vitin 2023, kur u arrestuan dhe iu dorëzuan Kinës nga milicitë etnike në Mianmar, shkruan A2 CNN.

Ngjarja përkoi me vizitën e kryeministrit britanik Keir Starmer në Pekin, ku ai diskutoi edhe çështjet e të drejtave të njeriut me presidentin Xi Jinping. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos