Revolucion martesor në Francë, Parlamenti heq detyrimin për raporte seksuale për çiftet

Nga Xhevahir Qardaku
29 Janar 2026, 09:47 | Bota

Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar njëzëri fundin e të ashtuquajturit “detyrim bashkëshortor”, duke sqaruar se martesa nuk përfshin asnjë detyrim për marrëdhënie seksuale mes bashkëshortëve.

Ligji u aprovua me 106 vota pro dhe asnjë kundër dhe tani kalon për shqyrtim në Senat, shkruan A2 CNN. Teksti përcakton se “bashkëjetesa” nuk nënkupton detyrim seksual dhe se mungesa ose refuzimi i marrëdhënieve intime nuk mund të përdoret më si bazë për divorc.

Vendimi vjen edhe pas një dënimi të Francës nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në vitin 2025 për një rast të tillë. Autorët e nismës thanë se ligji synon të mbrojë viktimat e dhunës seksuale në martesë dhe t’i japë fund një praktike që ka ushqyer prej vitesh atë që e quajnë “kulturë të përdhunimit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos