Kina gati të ngrejë në qiell dronin gjigant transportues

Nga A2 CNN
28 Tetor 2025, 11:03 | Bota

Kina gati të ngrejë në qiell dronin gjigant transportues

Kina ka prezantuar “Jiu Tian”, një transportues ajror gjigant pa pilot, i aftë të lëshojë njëkohësisht deri në 100 dronë. Ky sistem revolucionar synon të hapë epokën e luftërave autonome, ku njeriu nuk është më në fushëbetejë, por strateg para ekranit.

“Jiu Tian” ka një gjatësi prej rreth 25 metrash, mban deri në 16 tonë dhe rreze fluturimi prej 7.000 kilometrash në një lartësi prej 15.000 metrash, mbi shumicën e sistemeve mbrojtëse ekzistuese. Dronët që mbart quhen “kamikazë” ose “meroditës”, të aftë të veprojnë në formacione për sulme masive apo misione zbulimi, duke u bërë pothuajse të pandalshëm, shkruan A2 CNN.

Ky transportues ajror pritet të hyjë në shërbim gjatë këtij viti dhe falë arkitekturës së tij modulare mund të përshtatet për misione të ndryshme, nga sulmet ushtarake deri te operacionet e shpëtimit.

Në reagim, Komisioni Evropian ka njoftuar krijimin e një strategjie të re për mbrojtje nga dronët, me synimin që “mburoja antidron” e BE-së të bëhet funksionale brenda një viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos