Kina reagon ashpër ndaj veprimeve të SHBA në Venezuelë: Të respektohet e drejta ndërkombëtare!

Nga A2 CNN
3 Janar 2026, 17:07 | Bota

Kina reagon ashpër ndaj veprimeve të SHBA në Venezuelë:

Kina, përmes një deklarate të bërë nga Ministria e Jashtme, ka dënuar sulmet e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë.

Përmes deklaratës në fjalë, Kina dënon fuqimisht atë që ajo e cilëson si përdorim flagrant të forcës në SHBA-të kundër një shteti sovran, shkruan A2 CNN.

“Kina është thellësisht e tronditur dhe dënon fuqimisht përdorimin flagrant të forcës nga SHBA-të kundër një shteti sovran dhe veprimet kundër presidentit të tij (Nicolás Maduro)”, tha zëdhënësi i ministrisë në një postim në rrjeton social ‘X’.

“Akte të tilla hegjemonike të SHBA-së shkelin rëndë të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin e Venezuelës dhe kërcënojnë paqen dhe sigurinë në Amerikën Latine dhe rajonin e Karaibeve. Kina e kundërshton me vendosmëri këtë. Ne i bëjmë thirrje SHBA-së të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe qëllimet e parimet e Kartës së OKB-së, dhe të ndalojë shkeljen e sovranitetit dhe sigurisë së vendeve të tjera”, shtoi ai më tej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos