Zëvendëspresidentja e Venezuelës: Nuk e dimë ku ndodhet Maduro dhe bashkëshortja e tij

Nga A2 CNN
3 Janar 2026, 11:18 | Bota

Zëvendëspresidentja e Venezuelës: Nuk e dimë ku ndodhet

Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, ka deklaruar se autoritetet venezuelase nuk kanë informacion për vendndodhjen e presidentit Nicolás Maduro dhe Zonjës së Parë, Cilia Flores, duke e cilësuar situatën jashtëzakonisht serioze.

Në një deklaratë të bërë publike këtë të shtunë, Rodríguez tha se qeveria ka kërkuar prova që presidenti dhe bashkëshortja e tij janë gjallë, mes raportimeve kontradiktore dhe zhvillimeve dramatike në vend.

Deklarata vjen pas njoftimeve për sulme në shkallë të gjerë në disa zona të Venezuelës dhe pretendimeve nga Shtetet e Bashkuara se Maduro dhe bashkëshortja e tij janë kapur dhe nxjerrë jashtë vendit, shkruan A2 CNN.

Autoritetet venezuelase nuk kanë konfirmuar zyrtarisht nëse presidenti ndodhet nën kontrollin e forcave amerikane, ndërsa mungesa e informacionit për fatin e tij ka shtuar pasigurinë dhe tensionet politike brenda dhe jashtë vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos