Klodiana Spahiu merr detyrën si ministre e Shëndetësisë: Sfida e parë është për besimin

Nga A2 CNN
11 Shtator 2026, 16:16 | Politikë

Klodiana Spahiu merr detyrën si ministre e Shëndetësisë:

Klodiana Spahiu ka marrë zyrtarisht detyrën si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, pas betimit në prani të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Në fjalën e saj të parë si ministre, Spahiu tha se një nga synimet kryesore do të jetë afrimi i institucioneve shëndetësore me qytetarët.

Ajo njoftoi se do të ketë një zyrë të hapur për qytetarët, ku do të mund të paraqiten problematikat që nuk janë zgjidhur në nivele të tjera.

Spahiu kërkoi gjithashtu më shumë bashkëpunim dhe besim brenda sistemit shëndetësor, duke theksuar se objektivat e ministrisë do të ndahen në afatshkurtra dhe afatmesme.

Unë kam 13 vite që e zhvilloj me ju betejën e shëndetësisë. Sfida është e shumëfishtë. Sfida e parë është për besimin”, tha Spahiu gjatë prezantimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos