Në një moment kritik për Ukrainën dhe për sigurinë europiane, Presidenti Volodymyr Zelenskyy nga Konferenca e Sigurisë në Mynih dërgoi një mesazh të fuqishëm. Ai kërkoi nga aleatët që të veprojnë me shpejtësi për të ndaluar agresionin rus pasi çdo ditë që kalon rriten humbjet e jetës.
VOLODYMYR ZELENSKYY, PRESIDENT I UKRAINËS:
"Prandaj asnjë ditë, asnjë mundësi për të mbrojtur jetën, nuk duhet të humbet. Të gjithë ata që kërkojnë siguri dhe paqe duhet ta kuptojnë këtë. Çdo ditë ka rëndësi. Pa ju amerikanë, evropianë dhe të gjithë ata që qëndrojnë me ne do të kishte qenë shumë, shumë e vështirë të rezistonim. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, nënvizoi humbjet e mëdha të Rusisë dhe përparimet minimale të tyre në front".
MARK RUTTE, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I NATO-s:
"Rusët nuk po fitojnë këtë luftë. Ata kanë humbur 65 mijë njerëz në dhjetor dhe janar. Përparimet e tyre në Donetsk dhe vende të tjera janë aq të vogla sa janë pothuajse të parëndësishme, por humbjet njerëzore janë të mëdha. Ndërkohë, Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, garantoi mbështetje të fortë për Ukrainën dhe njoftoi një paketë të re financiare prej 90 miliardë eurosh, të miratuar me një ritëm rekord." (A2 Televizion)