Kontaminohet me plutonium një punëtor në ish-uzinën bërthamore në Romë

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2024, 20:54 | Bota

Kontaminohet me plutonium një punëtor në ish-uzinën

Një rast i ndotjes me plutonium është konstatuar në një laborator në periferi të Romës. Mediat italianë bëjnë të ditur se në qendrën kërkimore Enea në Casaccia, në periferinë veriore të kryeqytetit, një punëtor iu nënshtrua kontrolleve pasi në trupin e tij u zbulua një nivel më i lartë se normalja e radioaktivitetit.

Kontrollet e para përjashtojnë rreziqet për shëndetin e tij dhe ndotjen e mjedisit të jashtëm. Por gjendja e tij vazhdon të monitorohet dhe po vijojnë hetimet për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.

Lajmi shpërtheu pasdite gjatë një interpelance parlamentare e deputetëve të PD drejtuar ministrit të Mjedisit, Gilberto Pichetto. Parlamentarët, duke cituar “raportet e shtypit”, kërkuan informacion për faktin se “në ish-vendin bërthamor Casaccia, të menaxhuar nga Sogin, në periferi të Romës, ditët e fundit u konstatua se një punëtor ishte prekur nga kontaminimi me plutonium”.

Inspektorati Kombëtar për Sigurinë Bërthamore (Isin) ka njoftuar se ka nisur hetimet për rastin.

“Menjëherë pas kontaminimit, ka kryer një inspektim fillestar të impiantit dhe ka regjistruar deklaratat e përgjegjësve për dinamikën e asaj që ka ndodhur. Për momentin nuk duket se parashikon pasoja të rënda”, nënvizohet, duke shtuar se tashmë është caktuar një inspektim i dytë dhe do të kryhet në pak ditë.

Qendra e studimit Casaccia i përket Enea-s, ish-institutit publik të kërkimit bërthamor, tani i rikonvertuar në mjedis dhe energji. Në Casaccia prodhimi i plutoniumit nga uraniumi u studiua deri në vitin 1987. Pasi vendi doli nga bërthamorët, plutoniumi u transferua në Shtetet e Bashkuara. Në makinerinë e qendrës romake të studimit kanë mbetur vetëm pak gram. Që nga viti 2003, laboratori menaxhohet nga Sogin, kompania publike që merret me çmontimin e centraleve bërthamore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos