Koreja e Veriut ka lëshuar 330 tullumbace plot me mbeturina në Korenë e jugut. Kjo është bërë e ditur nga ushtria e Koresë së Jugut.
"Deri më tani rreth 80 tullumbace kanë rënë në zonën tonë," tha shefi i shtabit të Seulit në një deklaratë. Sipas tij analiza e tullumbaceve tregoi se nuk përmbanin “substanca të rrezikshme”.
“Koreja e Veriut po angazhohet në një tjetër provokim të nivelit të ulët duke lëshuar tullumbace plehrash në zonat tona civile”, shkroi Oh Se-Hoon, kryebashkiaku i Seulit, në një postim në Facebook.
Dërgimi i balonave me mbeturina është përgjigja e Phenianit ndaj aktivistëve të Koresë së Jugut që dërguan fletëpalosje propagandistike në Veri. (A2 Televizion)