Macron-Biden, një zotim franko-amerikan, ceremoni madhështore nga Harku i Triumfit në pallatin presidencial

Nga A2 CNN
8 Qershor 2024, 19:40 | Bota

Kthimi në Gaza i katër pengjeve izraelitë të shpëtuar të gjallë u mirëprit nga Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe ai francez Emmanuel Macron. Dy lideret thanë se nuk do të ndalen përpjekjet për armëpushim dhe për

"Mirëpresin shpëtimin e sigurt të pengjeve që ju kthyen familjeve të tyre në Izrael. Ne nuk do të ndalojmë së punuari derisa të gjithë pengjet të kthehen në shtëpi dhe të arrihet një armëpushim. Kjo është thelbësore të ndodhë”, tha Biden.

“Ne duam të arrijmë një armëpushim të menjëhershëm dhe të hapim perspektivën e një zgjidhjeje politike, e vetmja mënyrë për krijimin e kushteve për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme dhe për t'iu përgjigjur kërkesave të sigurisë së të dy popujve”, shtoi Macron.

Parisi dhe Uashingtoni kanë parë gjithashtu një strategji përshkallëzimi të situatës në rajon nga Irani, ndaj të dy vendet janë të vendosura të ushtrojnë presionin e nevojshëm për të ndaluar këtë prirje destabilizuese.

Franca dhe Shtetet e Bashkuara thanë se do të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të shmangur një shpërthim të situatës në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Liban është urgjente ulja e tensioneve midis Izraelit dhe Hezbollahut.

"Është urgjente të shmangim një shpërthim rajonal, veçanërisht në Liban, ku duhet punuar për të çtensionuar situatën, në vijën e demarkacionit. Në aspektin institucional, ne kemi krijuar një koordinim dhe një marrëdhënie të ngushtë midis dy vendeve tona në diskutimet me Izraelin, Libanin dhe të gjitha palët e interesuara", tha kreu i Elysse.

Presidenti Biden shprehu solidaritetin e tij me Ukrainën, duke theksuar përpjekjet amerikane për t’i dhënë fund agresionit rus atje.

Të dy presidentët u takuan pas ceremonive të përkujtimit të 80-vjetorit të fitores së aleatëve ndaj nazi-fashizmit.

Autokolona e presidentit zbriti në rrugën Champs Elysees dhe ndaloi në monumentin e luftës së Francës, Harkun e Triumfit, ku Joe dhe Jill Biden u pritën në një ceremoni madhështore mirëseardhjeje, pranë Varrit të Ushtarit të Panjohur.

Nën interpretimin e "Flamurit me Yje" dhe "Marsiellese’ nga kori i ushtrisë franceze Biden dhe Macron përshëndetën veteranët e ushtrisë dhe iu bashkuan zyrtarëve të lartë nga të dy vendet. Më pas ju drejtuan pallatin presidencial Champs-Elysees për të diskutuar çështjet kryesore që shqetësojnë globin sot  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos