Italia voton për zgjedhjet europiane, Meloni kërkon të përmbysë shumicën në PE

Nga A2 CNN
8 Qershor 2024, 19:03 | Bota

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, votoi me shpresën për të përmbysur shumicën e Parlamentit të Bashkimit Evropian.

Meloni, e partisë së djathtë Vëllezërit e Italisë, është një nga lideret më të vëzhguara në Evropë, duke e paraqitur veten si një urë lidhëse midis qendrës së djathtë dhe kampit të saj konservator.

Sondazhet sugjerojnë se grupet rreth qendrës politike-qendra e djathtë, qendra e majtë, të Gjelbërit dhe Liberalët- do të jenë në gjendje të formojnë një shumicë tjetër në parlamentin e ardhshëm të BE-së, i cili vendos për ligjet që drejtojnë politikën në bllok.

Ndërkohë në Hungari udhëheqësi i opozitës hungareze Peter Magyar u bëri thirrje dhjetëra mijëra mbështetësve që të dielën të votojnë partinë e tij në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

Kryeministri Viktor Orban përballet kështu me një nga sfidat më të vështira të sundimit të tij 14-vjeçar.

Tubimet e opozitarit kanë tërhequr pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe edhe në disa bastione rurale të Fidesz, teksa ka deklaruar se ligjvënësit e tij do t'i bashkohen Partisë Popullore Evropiane.

Orban udhëheq në sondazhe, por Magyar konsiderohet si një shpërthim në skenën politike të Hungarisë vetëm katër muaj më parë. Ndërkohë në Berlin u protestua kundër politikës së krahut të djathtë e përfaqësuar nga Alternativa për Gjermaninë.

Edhe pse AFD vazhdon të jetë mirë në shumicën e sondazheve kombëtare, mbështetja për të ka shënuar rënie për shkak të lidhjeve me Kinën dhe Rusinë dhe zbulimet se anëtarë të lartë të partisë kish in marrë pjesë në bisedimet për dëbimin e gjermanëve jo-etnikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos