Korrupsion, nepotizëm dhe censurë... Dorëhiqet kryeministri i Nepalit pas protestave të dhunshme

Nga Xhevahir Qardaku
9 Shtator 2025, 15:11 | Bota

Korrupsion, nepotizëm dhe censurë... Dorëhiqet kryeministri i

Protestuesit në Nepal ia arritën qëllimit. Kryeministri Sharma Oli ka dhënë dorëheqjen pas protestave masive dhe të dhunshme kundër korrupsionit, nepotizmit dhe vendimit për mbylljen e dhjetra platformave të mediave sociale, përfshirë Facebook dhe YouTube.

Përmes një deklarate, kryeministri njofton se po dorëhiqet për t’i hapur rrugën një zgjidhjeje kushtetuese për krizën aktuale, shkruan A2.

Prej ditësh kanë vazhduar protestat masive në kryeqytetin Katmandu dhe përreth Nepalit. Rezidencat e shumë politikanëve të nivelit të lartë janë sulmuar dhe vandalizuar, përfshirë ndërtesat që u përkasin Sharma Olit dhe ish-kryeministrit Sher Bahadur Deuba.

Janë sulmuar gjithashtu edhe selitë qendrore të partive politike. Autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e 19 personave gjatë përleshjeve mes policisë dhe protestuesve, ndërsa 90 të tjerë po marrin trajtim në spital.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos