
Kremlini pret nje takim trilateral mes Rusisë, Shteteve te Bashkuara dhe Ukrainës, për të folur sa më shpejt, për vazhdimin e dialogut, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për konfliktin Rusi-Ukrainë, tha zëdhenësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Në një intervistë, Peskov tha se Moska është e hapur për rinegociuuar për ato që i quan, ‘ceshtjet e Ukrainës’, duke shtuar se asnjë parakusht nuk është menduar apo diskutuar, për bisedimet.
Deklaratat vijnë një javë pas vizitës në Moskë të të deleguarve specialë të Presidentit amerikan, Steve Uitkoff dhe Jared Kushner, që zhvilluan bisedime të ndara me presidentin rus Vladimir Putin dhe më pas me atë ukrainas, Volodimir Zelenski. (A2 Televizion)