Protesta në kantierin e Muzeut Hebraik, Rama: Një grup delenxhinjsh”, Muzeu “Labëria” do të rikonstruktohet

Nga A2 CNN
12 Shtator 2026, 15:25 | Politikë

Protesta në kantierin e Muzeut Hebraik, Rama: Një grup

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar në kantierin e Muzeut Hebraik në Vlorë.

Në një postim në rrjetin social “X”, Rama ka sulmuar deputetin e Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, dhe persona të tjerë që, sipas tij, pretendojnë se punimet në këtë kantier po sjellin shkatërrimin e Muzeut “Labëria”, i njohur edhe si Muzeu Etnografik.

Rama e ka cilësuar protestën si një përpjekje për të dëmtuar projektin e Muzeut Hebraik, ndërsa ka theksuar rëndësinë e tij për historinë e Vlorës dhe për rolin që qyteti ka luajtur në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Reagimi i Ramës:

Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko pijanikun kanë mësyrë sot në kantierin e Muzeut Hebraik të Vlorës - një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Pavarësisë e të lavdisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore - me pretendimin pervers dhe shpifarak se medemek po u shkatërroka Muzeu Labëria ose ndryshe Muzeu Etnografik???? Çeta e Lesko Pijanikut e ka zakon këtë ritual sulmesh mbi kantieret e transformimit epokal të Vlorës, por populli vlonjat duhet ta dijë që me kërkesën time, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mije USD per hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria, një karakatinë e degraduar totalisht që do të kthehet krahas Muzeut Hebraik në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës patriotike e turistike. Dhe Lesko Pijaniku do vrapojë tek kantieret e radhës, njësoj siç vrapon përnatë pas kecave e pulave që shoqërojnë rrëketë e rakisë në gurmazin e pangopur të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos